LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Befason Gjilani, transferon Ergys Kaçen

Zyrtare: Befason Gjilani, transferon Ergys Kaçen

SC Gjilani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë transferuar ish-mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe.

Kaçe së fundmi ishte aktivizuar në Greqi tek ekipi i PS Kalamatas, teksa karrierë ka bërë edhe në klubet e tjera të njohura greke si PAOK-u, Panthinaikos, Aris Saloniki etj.

Për një periudhe të shkurtër 30-vjeçari karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri tek ekipi i Partizanit ndërsa kjo do të jetë hera e parë që ai do të luajë në Kosovë.


Kaçe ka qenë më herët reprezentues i Shqipërisë, teksa me kuqezinjtë debutimin e ka bërë në qershor të vitit 2023.

Me fanellën e kombëtares shqiptare Kaçe ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka arritur që të shënojë dy gola.

Kaçe nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i Gjilanit, klub i cili pak kohë më parë zyrtarizoi ardhjen e Ardian Nuhiut si trajner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori