LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Nedim Bajrami do të mbahet gjatë në mendje të tifozëve të futbollit, ose së paku sa herë të luhet një Kampionat Evropian.

Mesfushori shqiptar ka thyer një rekord të vjetër 20 vjeçar duke shënuar golin më të shpejtë në një Kampionat Evropian.


Këtë rekord e mbante rusi Dmitri Kirichenko, që kishte realizuar në vitin 2004 për 1:07 në fitoren e Rusisë 2-1 ndaj Greqisë.

47-vjeçari ka folur për këtë rekord, duke thënë se nuk e ka pritur që një Kombëtare si Shqipëria ta thyej atë.

Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane
Lexo po ashtu Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha Kirichenko.

Kirichenko, 47 vjeç, u bë trajner një dekadë më parë dhe aktualisht drejton Tekstilshchik në Kategorinë e Dytë Ruse.

Ai e merr me humor atë që ndodhi duke thënë se tani është i lirë të pushoj pasi nuk është më një rekordmen.

“E vërteta është se rekordi nuk kishte shumë kuptim për mua. 20 vjet duken shumë të gjata për ta thyer atë. Tani, më në fund, mund të pushoj”, deklaroi trajneri rus duke qeshur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori