LAJMI I FUNDIT:

Dallas Mavericks mposht Boston Celtics në ndeshjen e katërt finale të NBA

Dallas Mavericks mposht Boston Celtics në ndeshjen e katërt finale të NBA

Dallas Mavericks arriti fitoren e tyre të parë në serinë finale të NBA, pasi mëngjesin e sotëm (e shtunë), në fushën e tyre mposhti Boston Celtics me rezultat të thellë 122:84.

Dallas e zgjati edhe me një ndeshje më shumë serinë finale, pasi reduktoi rezultatin e përgjithshëm në 3:1, edhe pse të gjithë e shihnin Bostonin si kampion të ri të NBA.

Që në fillim, kjo lojë ishte një “rrugë njëkahëshe” dhe Dallas ishte thjesht duke u argëtuar në parket, duke fituar 34:21 pas çerekut të parë, dhe pjesën e parë e mbyllen me rezultat 61:35.


Bostoni sikur hoqi dorë atëherë dhe vendosi të kursejë veten për ndeshjen e radhës në shtëpi, ku do të dëshirojë të konfirmojë titullin e kampionit të NBA-së, për të cilën i duhet vetëm edhe një fitore.

Edhe çereku foli në të mirë të Dallasit duke shkuar në 92:60, ndërsa në fund ndeshja u mbyll me rezultat 122:84.

Dallasi u udhëhoq nga Luka Doncic me 29 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Kyrie Irving shënoi 21 pikë me 4 kërcime dhe 6 asistime.

Për Boston, Jayson Tatum ishte më pak i keq se të tjerët me 15 pikë dhe Sam Hauser shënoi 14.

Ndeshja e radhës në Boston do të luhet mëngjesin e së martës, duke filluar në orën tonë lokale 02:30. /Telegrafi/