LAJMI I FUNDIT:

Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Manchester United raportohet sa ka dërguar ofertën e parë zyrtare për transferimin e Jarrad Branthwaite, të cilën tifozët e Evertonit e cilësuan si “mungesë respekti”.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane pas një sezoni të shkëlqyeshëm në aspektin individual për Evertonin.


Ai ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tre gola si dhe duke ndihmuar klubin që t’i shmanget rënies nga Liga Premier.

Qendërmbrojtësi u përfshi në listën preliminare të Anglisë për Euro 2024, por dështoi që të bëhet pjesë e listës finale të Gareth Southgate.

"Southgate nuk është i përshtatshëm për Man Utd", legjenda e klubit shpërfill trajnerin e Anglisë
Lexo po ashtu "Southgate nuk është i përshtatshëm për Man Utd", legjenda e klubit shpërfill trajnerin e Anglisë

The Athletic raporton se Unitedi ka dërguar një ofertë në vlerë prej 35 milionë eurove për të siguruar shërbimet e tij. Oferta po shihet si e papranueshme nga Evertoni, të cilët pritet ta refuzojnë atë.

Klubi anglez po pret një çmim “premium” për Branthwaite mes shqetësimeve të tyre për thyerje të rregullave të profitit dhe qëndrueshmërisë të Ligës Premier (PSR).

Evertoni beson se Branthwaite është në të njëjtin nivel me Harry Maguire, Wesley Fofana dhe Josko Gvardiol, të cilët ishin shitur për shifra mbi 75 milionë euro.

Unitedi gjithashtu thuhet se e ka përcjellur edhe situatën e qendërmbrojtësit të Lille, Leny Yoro, i cili po ashtu është objektiv i Raeal Madridit dhe Liverpoolit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori