LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 20° clearsky_night

Komuna shpall thirrjet për subvencionim me pako ushqimore e dru për familjet nevojtare nga komunitetet jo-shumicë

Komuna shpall thirrjet për subvencionim me pako ushqimore e dru për familjet nevojtare nga komunitetet jo-shumicë

Komuna e Prizrenit përkatësisht Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka shpallur thirrjen për ofrimin e mbështetjes me pako ushqimore e higjienike, sikurse edhe për furnizim me dru për ngrohje për familjet skamnore nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Kjo Zyre, përmes dy thirrjeve të ndara ka ftuar nevojtarët nga radhët e komuniteteve jo-shumicë që të aplikojnë për përfitim të këtyre subvencioneve, raporton Telegrafi.


“Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, ndan subvencione dhe transfere për persona fizikë për furnizim me pako ushqimore dhe higjienike për familjet skamnore nga radhët e komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”, thuhet në thirrjen për pako ushqimore e higjienike, ku gjithashtu sqarohet se dokumentet e nevojshme për aplikim janë: Kërkesa e palës; Dokumenti valid i identifikimit i Republikës së Kosovës (kopje); Certifikata e bashkësisë familjare (origjinal); Vërtetimi nga zyra e punësimit për të rriturit mbi 18 vjeç (origjinal); Kartela e pensionit invalidor ose e pensionit me aftësi të kufizuara (kopje); Raport nga mjeku me diagnozë, për të sëmurin në familje (jo më i vjetër së gjashtë muaj – kopje).

Të njëjtat dokumente kërkohen edhe në thirrjen për furnizim me dru, ku paraprakisht është cekur se ZKKK “ndan subvencione dhe transfere për persona fizik për furnizim me dru për ngrohje për familjet skamnore nga radhët e komuniteteve minoritare me nga 3 metra për familje në Komunën e Prizrenit”

Për të dyja thirrjet afati për aplikim është deri më 19.07.2024./Telegrafi/,

Në trend

Më shumë
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori