Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte lojtari i radhës i cili doli mesditën e sotme në konferencën për media nga kampi kuqezi i zhvendosur prej disa ditësh në Kaiserau, Gjermani, në prag të finaleve të Euro 2024.
Djaloshi kuqezi iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe komentoi në mënyrrë të veçantë ndeshjen e parë hapëse të Shqipërisë ndaj Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.
Asllani vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë, ndërsa u shpreh se ekipi kuqezi po e analizon shumë mirë kundërshtarin.
Mesfushori theksoi ndër të tjera se forca e ekipit tonë është grupi, ndërsa theksoi se skuadra duhet të luftojë në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Asllani vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë.
Tek Italia ka disa futbollistë të Interit, ka pasur pyetje nga kuqezinjtë për lojtarët e ekipit ku luan? – Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. I njohim të gjithë ata lojtarë. Shumica jonë luan në Serinë A. Janë lojtarë të fortë. Italia është një Kombëtare e fortë. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe mezi po pres të hyj në fushë.
Si e shikoni balancën mes mesfushës sonë dhe asaj italiane? – Italia është një nga Kombëtaret më të forta për mua. Ne i dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë.
Si kanë shkuar përgatitjet dhe atmosfera brenda grupit? – Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim.
A është më e lehtë të përballesh me Italinë pa Barellan? – Italia ka shumë lojtarë të fortë. Unë e njoh Barellan është një nga mesfushorët më të fortë në botë. Italia ka shumë mesfushorë, nëse nuk është Barella është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i fortë.
Bast me Frattesin? – Jo nuk kemi bast, por po fitoj Frattesi nuk do i flas për disa ditë, ashtu do bëj edhe ai po të fitoj unë (qesh).
Arma më e fortë e Kombëtares? – Forca jonë është grupi, kush luan e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”.
Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patët vështirësi në presion me kundërshtarin. Do preferonit me 2 lojtarë para mbrojtjes dhe Bajrami para apo mesfushë më të ngjeshur? -Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skeme, me dy apo tre mesfushorë, kjo nuk ndryshon asgjë. Ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë, zemër, luftë, sepse ndeshja kalon aty.
Cilin nga lojtarët që luan tek Interi nuk do të doje të kishe në fushë të shtunë? – I dua të gjithë shokët e mi në fushë, e meritojnë dhe janë profesionistë. Dua të jem unë në fushë dhe ata.
A mund t’i bëjë “dëm” Broja Italisë?– Besoj se Armando mund t’u bëjë dëm të gjitha skuadrave. Është shumë i fortë, i shpejtë teknik dhe shumë fizik. Shpresoj që të bëjë ndonjë gol.
A ke folur me Brojën për një derbi “Broja (Milan)– Asllani (Inter)”? – Jo nuk kam folur sepse i kam kaluar dhe unë këto gjëra. Shpresoj që Armando të shkojë në një ekip ku do të luajë dhe të jetë mirë ai.
Ngacmime nga lojtarët e Interit? – Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka. Nuk janë ngacmime se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë. Ne i njohim lojtarët e Italisë, duhet të kemi respekt por jo frikë se i dimë kualitetet tona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi
“Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B” – përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje