LAJMI I FUNDIT:

Krerët e 13 shteteve të Evropës Juglindore sot në Shkup, RMV përfundon udhëheqjen me PBEJL-në

Krerët e 13 shteteve të Evropës Juglindore sot në Shkup, RMV përfundon udhëheqjen me PBEJL-në

Delegacionet diplomatike dhe krerë të shteteve nga 13 vendet e Evropës Juglindore sot qëndrojnë në Shkup, për të rrumbullakuar përfundimin e mandatit njëvjeçar, të udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL).

Nisma ka për qëllim që të avancojë bashkëpunimin mes shteteve në fushën e sigurisë, ekonomisë, të drejtave të njeriut, por edhe demokracisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues i këtij procesi, hapi takimin ministror, në te cilin, megjithatë shumica e vendeve u përfaqësua me zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe ambasadorë.


Osmani, para të pranishmëve tha se vendet duhet t’i dyfishojnë angazhimet e tyre për anëtarësim në BE.

“Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian, i cili sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së.

Maqedonia e Veriut zyrtarisht, më 30 qershor përfundon udhëheqësinë me këtë nismë, ndërkaq udhëheqëse e re do të jetë Shqipëria. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Artemis Malo, foli për prioritetet e Shqipërisë në kuadër të kësaj nisme.

“Dua ta riafirmoj përkushtimin politik të Shqipërisë ndaj marrjes së udhëheqësisë së katërt të Tiranës me PBEJ 2024-2025. Motoja e jonë është “Formësimi i ardhmërisë evropiane”. Udhëheqësia e Tiranës do të jetë tërësisht e përkushtuar në avancimin e arritjeve të PBEJ-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit eurointegrues”, tha Artemis Malo, zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit, gjatë seancës së sotme miratuan deklaratë të përbashkët, e cila duhet të marrë pëlqimin edhe në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku nikoqire është presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Samiti është duke i zhvilluar punimet, ndërkaq marrin pjesë presidentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Vjosa Osmani, Bajram Begaj dhe Jakov Millatoviq. Në Shkup ndodhet edhe kreu i diplomacisë turke Hakan Fidan.

Vëmendje të veçantë ka për kreun e diplomacisë greke Jorgos Gerapetridis, i cili është funksionari i parë i lartë grek që viziton Shkupin, pas përplasjeve të fundit me presidenten aktuale në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori