LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 22° fair_day

Mposhti 15 shtete të botës në garat e matematikës në Amerikë, familjarët e gjilanases shprehen krenar për të

Mposhti 15 shtete të botës në garat e matematikës në Amerikë, familjarët e gjilanases shprehen krenar për të

Vesa Xhymshiti nga Gjilani e lindur në vitin 2012, ka arritur rezultate kulminante në gara të matematikës.

Ajo vijon mësimët në klasën e gjashtë në shkollën “Thimi Mitko”, duke theksuar se mësimdhënësit përvec që e vlerësuan përkushtimin e saj, propozuan që Vesa të kaloj në një klasë më lartë, por që ajo vazhdoi me moshatarët e saj.


Nëna e Veses, Albina Mehmeti – Xhymshiti ka rrëfyer për Telegrafin se këtë vit vajza e saj përfaqësoi Kosovën dinjitetshëm në Grand Final – NEO SCIENCE OLYMPIAD, garë kjo e zhvilluar në NEW YORK CITY.

Xhymshiti theksoi se Vesa ka garuar me klasët e gjashta, shtata dhe të teta, duke i mposhtur kështu 15 shtete të mëdha.

“Vesa nuk ishte vetëm medaliste e artë në matematikë, por në kategorine BOB (The best of the best) më e mira ndër më të mirët, e cila e zuri vendin e parë nga klasa e gjashte, duke i mposhtur 15 shtete te mëdha. Vlen të përmendet se Vesa ishte në garë me klasët gjashtë – tetë”, ka thënë Xhymshiti, duke theksuar se vajza e saj sfidoi vetën edhe në shkencë dhe me të njëjtat kategori.

“Në këtë olimpiad, Vesa e sfidoi vetën edhe në shkencë po me të njëjtë kategori, klasët gjashtë-tetë dhe e fitoi medaljen e argjend (klasa e gjashte ku kishte vetem fizike e biologji)”, ka thënë ajo, duke theksuar se Vesa në klasën e gjashtë nuk ka mësuar.

Nga rezultatet që Vesa kishte arritur në fazën e parë, kaloi në atë të dytën, ku me 10 korrik do të garoj sërish në Grand Final STEM OLYMPIAD, në Holand.

“Në fazën e parë arriti 92/100 dhe pastaj u kaulifikua për fazën e dytë, ku arriti silver digital medal dhe me 10 korrik do të garoj në Grand Final në Holand”, ka thënë Xhymshiti.

Këtë vit më shumë punë e perkushtim, ajo arriti të fitoj bursen e plotë në një ndër shkollat, ku rëndësi të madhe i japin fushave STEM.

Ndryshe, Vesa vitin e kaluar arriti vendin e parë për klasën e pestë më makimumin e pikëve në garat komunale të Gjilanit, kurse këtë vit, Vesa garoi në garat ndërkomunale ku prezente ishin 9 komuna. Ajo arriti vendin e parë për klasët e gjashta me maksimumin e pikëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

Amerika
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Lifestyle
Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

NBA

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Kalo në kategori