LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i thotë “jo” ofertës prej 120 milionë eurosh nga Liverpooli për Rodrygon

Real Madridi i thotë “jo” ofertës prej 120 milionë eurosh nga Liverpooli për Rodrygon

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka mirëpritur ardhjen e Kylian Mbappes duke thënë se po shikon përpara për konkurrencën e madhe që do të jetë prezente në fazën e sulmit sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, kjo i ka bërë njerëzit të mendojnë se transferimi i francezit mund t’i sjell probleme reprezentuesit brazilian.

Rodrygo menjëherë reagoi duke thënë se ishte i lumtur në ekip pasi në një intervistë kishte cituar që “ju nuk e dini asnjëherë se çfarë mund të ndodhë” kur ishte pyetur për një largim të mundshëm nga Spanja.


Në rast se eventualisht ai do të largohej, padyshim që ofertat në drejtim të tij nuk do të mungonin pasi Manchester City kishte shprehur interesim për të, ndërsa tani El Chiringuito raporton se drejtuesit e ‘Los Blancos’ kanë refuzuar një ofertë nga Liverpooli.

Sipas informacionit të tyre, Liverpooli ishte në gjendje të paguajë 120 milionë euro për Rodrygon, por kjo ofertë u refuzua nga Real Madridi.

Sport gjithashtu e konfirmoi këtë raportim ndërsa Defensa Central raportoi se Real Madridi është i gatshëm të bëjë biznes vetëm për 150 milionë euro.

Duke marrë parasysh burimet që ka në ekip Rael Madridi do të ishte e mundshme    që ata t’ia dilnin edhe pa Rodrygon andaj oferta e Liverpoolit mund të kishte qenë joshëse./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori