LAJMI I FUNDIT:

Polici filmohet duke goditur me shqelma një të mitur në Drenas

Polici filmohet duke goditur me shqelma një të mitur në Drenas

Një video e Policisë së Kosovës ka qarkulluarnë rrjetet sociale, ku shihen pjesëtarë të PK-së duke ushtruar dhunë ndaj një të mituri.

I mituri B. GJ., 16 vjeçar në ato momente ishte i shtrirë në tokë dhe me duar të lidhura.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Palestrën e Sporteve në Komunën e Drenasit, gjatë lojës në futsall mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni.


Prishtina 01 shpallet sërish kampion i Kosovës në futsall
Lexo po ashtu Prishtina 01 shpallet sërish kampion i Kosovës në futsall

Pamjet janë filmuar nga të pranishmit në sallë dhe janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ende nuk dihen arsyet e arrestimit të të miturit nga zyrtarët policorë.