LAJMI I FUNDIT:

Juventusi synon rikthimin e Alvaro Moratas në ekip për herë të tretë

Juventusi synon rikthimin e Alvaro Moratas në ekip për herë të tretë

Me Arkadiusz Milik që pritet të jetë jashtë fushave për gjashtë javë, Tuttosport ka raportuar se Juventusi mund të tentojë sërish për sulmuesin e Atletico Madridit, Alvaro Morata.

Milik ishte detyruar të tërhiqet nga ekipi i Polonisë për Euro 2024, pasi pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes miqësore me Ukrainën.


Ai pësoi një lëndim në meniskus dhe do të detyrohet t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve në vazhdim, diçka që do ta lë atë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë.

Ani pse Milik pritet të rikthehet për startin e sezonit të ardhshëm, Juventusi ende po synon transferimin e Moratas në atë që do të ishte periudha e tij e tretë në Turin.

31-vjeçari tashmë paraprakisht nga Juventusi mes viteve 2014/2016 dhe pastaj sërish nga 2020 deri në 2022.

Kontrata e tij me Atletico Madridin skadon në qershor të vitit 2026 dhe Tuttosport paralajmëron se nëse ai bën kalimin në Serie A, duhet të pranojë një ulje të pagës.

Juventusi është gati të përfshijë edhe lojtarin e tretë në marrëveshjen për transferimin e Koopmeiners
Lexo po ashtu Juventusi është gati të përfshijë edhe lojtarin e tretë në marrëveshjen për transferimin e Koopmeiners

Nuk është hera e parë që Morata është lidhur me një rikthim tek “Zonja e Vjetër” dhe ai kurrë nuk e kishte përjashtuar këtë opsion, pasi i përshtatet atij dhe familjes së tij, pasi është i martuar me një grua italiane.

Morata pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjet e Euro 2024 me fanellën e Spanjës, të cilët janë të pozicionuar në grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori