LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Blend Baftiu futbollisti më i ri i Llapit

Zyrtare: Blend Baftiu futbollisti më i ri i Llapit

Llapi përmes një videoje të publikuar sot (e shtunë) në rrjetet sociale, ka njoftuar zyrtarisht transferimin e futbollistit Blend Baftiu.

Baftiu u bë pjesë e Llapit pas një aventure dy vjeçare tek klubi i Dritës, aty ku tregoi paraqitje shumë të mira.

Sipas njoftimit të klubit llapjan, Baftiu do të mbetet pjesë e tyre për të paktën dy sezonet e ardhshme.


Ky ishte transferimi i parë i Llapit për afatin kalimtar veror, por nuk pritet të jetë i fundit pasi që sipas gjitha gjasave do të ketë edhe përforcime të tjera.

Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina synon që sezonin e ardhshëm ta çojë trofeun e Albi Mall Superligës së Kosovës në Podujevë.

Sezonin që lamë pas Llapi përfundoi në pozitën e dytë me 71 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se Ballkani që u shpall kampion me 78 sosh./Telegrafi/