LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite shtojnë sulmet në Rafah

Forcat izraelite shtojnë sulmet në Rafah

Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësve për të arritur një armëpushim në luftën e Gazës, forcat izraelite kanë goditur Rafahun nga ajri dhe toka, ndërsa tanket e tyre janë përpjekur të përparojnë edhe në perëndim.

Banorët thanë se tanket që kanë marrë kontrollin përgjatë vijës kufitare me Egjiptin janë nisur drejt perëndimit dhe qendrës së qytetit jugor, duke plagosur disa banorë të cilët ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre.


“Unë mendoj se forcat pushtuese po përpiqen të arrijnë në zonën e plazhit të Rafahut, bastisjet dhe bombardimet gjatë natës ishin taktike”, tha një palestinez.

“Ishte një nga netët më të këqija, disa njerëz u plagosën brenda shtëpive të tyre, përpara se të evakuoheshin këtë mëngjes”, shtoi ai.

Forcat izraelite kanë operuar gjithashtu brenda kampit Al-Bureij në Rripin qendror të Gazës, shkruan Reuters.

Nga sulmi ajror izraelit në shkollën në Gaza, vriten 27 persona
Lexo po ashtu Nga sulmi ajror izraelit në shkollën në Gaza, vriten 27 persona

Ndërkohë, ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit, të mbështetur nga SHBA-ja, kanë shtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi, që do të ndalojë armiqësitë dhe do të dërgojë në lirimin e pengjeve.

Por, deri më tani të gjitha përpjekjet kanë dështuar, me Hamasin që këmbëngul në kërkesën e tij për një fund të përhershëm të konfliktit dhe Izraelin që thotë se është i përgatitur të diskutojë vetëm për pauza të përkohshme derisa grupi militant të mposhtet.

Ndryshe, konflikti izraelito-palestinez nisi tetorin e kaluar nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit ku mbetën të vdekur 1,200 njerëz dhe u kapën më shumë se 250 pengje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi - dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Turqia
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Kalo në kategori