LAJMI I FUNDIT:

“Shpirt dhe sakrificë”, Sylvinho: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll

“Shpirt dhe sakrificë”, Sylvinho: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll

Edhe pak ditë nga debutimi i Shqipërisë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, në ndeshjen e parë ndaj Italisë në Dortmund.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka treguar për “AFP” çelësin e suksesit dhe se ku do të mbështetet Shqipëria në Evropian.

“Shqipëria ime do të mbështetet te shpirti dhe sakrifica që do tregoj në fushë. Kemi përballë kundërshtarë shumë të fortë që pretendojnë t’i shkojnë këtij turneu deri në fund dhe ta fitojnë atë. Forca jonë nuk është te një apo dy futbollistë, forca jonë është skuadra”.


“Shqipëria është një skuadër pa shumë eksperiencë dhe merr pjesë në këtë kompeticion vetëm për herë të dytë në histori. Do të na duhet shumë punë që t’ia dalim në fushë. Kemi bërë një punë të madhe, por na pret tani edhe një sfidë akoma më e madhe”,tha fillimisht Sylvinho, i cili më tej theksoi se vendosja në Tiranë bashkë me stafin teknik ka bërë diferencën, duke shtuar se në futboll është gjithçka e mundur”.

“Jemi stafi i parë teknik që jemi shpërngulur në vendin e punës dhe kjo bën diferencën. Lojtarët të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke një familje, një grua, një fëmijë, por t’i nuk jeton me to, jeton në Tiranë”. Njerëzit më telefonojnë dhe më pyesin se ku je? Unë i përgjigjem në Tiranë”.

“Kur merr përsipër një punë, atëherë duhet ta bësh mirë atë. Këtë mentalitet kam. Dikush thotë se jam i huaj, por duke jetuar në Shqipëri më konsiderojnë shqiptar. Në fakt, unë jam një qytetar shqiptar. Gjithmonë ju them: Nëse nuk fle arsyeja është sepse ka një problem, duhet ta bëjmë ekipin të funksionojë, atëherë as ju nuk duhet të flini, do të duhet të punoni më shumë.

Grup i vështirë në Evropian? – “Gjithçka është e mundur në futboll. Për mua e rëndësishme është t’u tregojmë njerëzve, publikut se luftojmë fort. Mua nuk më pëlqen t’i bëj gjërat përgjysmë, ose dedikohem në maksimum ose nuk përfshihem fare”, përfundoi Silvinjo.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori