Gjykatësve u është dashur të ndërhyjnë në një debat të ashpër gjatë një seance të gjyqit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), pasi një artikull i botuar nga gazeta amerikane New York Times u bë shkak për polemika të mëdha.
Artikulli në fjalë, i cili trajtonte pretendimet e një krimi të kryer nga UÇK-ja në fshatin Bardh i Madh, nuk është pjesë e aktakuzës zyrtare ndaj të akuzuarve, por u përmend gjatë marrjes në pyetje të gazetarit dëshmitar, Nuhi Bytyçi.
Ndërsa Bytyçi po pyetej nga prokuroria për xhirimet që kishte bërë në një minierë thëngjilli që ishte nën kontrollin e UÇK-së, ku kishin dalë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, diskutimi devijoi drejt një ngjarjeje të veçantë që ishte përfshirë në artikullin e New York Times.
Artikulli përmendte se “nëntë pengje të marrë nga UÇK-ja janë vrarë pasi forcat serbe rimorën në kontroll minierën vitale të thëngjillit.” Bytyçi u përgjigj se nuk kishte dëgjuar për këtë ngjarje, as në atë kohë dhe as më vonë.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, u shpreh se prokuroria po përpiqet të ngarkojë të akuzuarit me materiale dhe raste që nuk janë të përfshirë në aktakuzë, duke kërkuar sqarim të relevancës së pyetjes së prokurorisë.
Prokurori Halling u shpreh se akuzat kundër UÇK-së si njësi janë qendrore në gjykim dhe insinuatat për krime në zonë janë të rëndësishme për periudhën kohore të ngritur në aktakuzë.
“Njoftimi i të akuzuarve nëse ka ndodhur, ka kryer krime UÇK-ja është çështje qendrore në këtë gjykim. Dhe njësoj si rasti o ofensivës së Rahovecit që ka ndodhur shkurtimisht pas ngjarjeve në Bardhin e Madh ekzistojnë shumë pretendime që janë kryer krime nga UÇK-ja në këtë zonë dhe janë kryer në fillimin e periudhës kohore të ngritur në aktakuzë dhe vet dëshmitari e ka vërtetuar dhe ne themi që UÇK-ja ka qenë në gjithë këto zona gjatë gjithë periudhës kohore përmendur në aktakuzë”.
Në anën tjetër, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, sfidoi pohimet në artikull, duke sugjeruar se mund të kenë qenë fabrikime të forcave serbe.
Ai kërkoi nga prokurori të sigurojë prova të qarta për krimet e pretenduara dhe lidhjen e udhëheqjes me to, në vend që të mbështetet në artikuj të gazetave.
Misetic riktheu vëmendjen në çështjen e të drejtave të të akuzuarve dhe në rrezikun e cënitjes së tyre në rast të pranimit të artikullit si provë.
Ai argumentoi se prokuroria nuk ka prova për ngjarjen dhe se po bënte përpjekje për të lidhur të akuzuarit direkt me një incident të papërmendur në aktakuzë.
Pas debatit të nxehtë, paneli i gjykatës vendosi të pranojë përkohësisht artikullin si provë për të evaluuar vërtetësinë e dëshmitarit, me një vendim përfundimtar që do të merret më vonë.
Ka pasur shqetësime të përsëritura rreth pranimit të dokumenteve të cilësuar si të dyshimta nga mbrojtja, e megjithatë paneli ka mbetur në anën e prokurorisë deri më tani, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj