Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj
Poeti është Prift
Paraja e ka llogaritur shpirtin e Amerikës
Kongresi është çarë deri te gremina e Përjetësisë
Presidenti ka ndërtuar makinë lufte e cila do të vjellë dhe do t’i zbythë rusët nga Kanzasi
Shekulli amerikan i tradhëtuar nga Senati i marrë i cili më nuk fle më me gruan e vet
Franco e ka vrarë Lorcan djalin pederast të Whitmanit
bash njashtu siç bëri vetëvrasje Majakovski për t’iu shmangur Rusisë
Hart Crane platonist i shquar bëri vetëvrasje për të shembur Amerikën e padrejtë
bash në atë kohë kur miliona tonë gruri qenë djegur në shpellat e fshehta përfundi
Shtëpisë së Bardhë
derisa India kishte zie buke dhe hanin qen të çartur të qullur nga shiu
ndërsa male vezësh qenë shndërruar në pluhur të bardhë në hollet e Kongresit
asnjë njeri që ia ka frikën zotit atypari më nuk do të kalojë për shkak të kutërbimit
të vezeve të qelbura të Amerikës
ndërsa indianët e Çiapasit vazhdojnë të hanë tortilat e tyre pa vitamine
aborixhinët e Australisë ndoshta grijnë pakuptim në shkretëtirën pa veze
edhe unë rallëherë ha ndonjë kokërr ve për kafjall anise veprës time i duhen vezë të
panumërta për t’u lindur në Përjetësi
vezët ose duhet ngrënë ose duhet kthyer nënave tyre
ndërsa halli i pulave të panumërta të Amerikës shprehet në piskamën e komedianëve
të saj në radio
Detroiti ka prodhuar një milion automobila nga druri i kauçukut dhe nga fantazmat
ama unë po ecën, unë po ecën, edhe Orienti po ecën bashkë me mua, edhe e gjithë Afrika
po ecën dhe herët a vonë edhe Amerika Veriore do të ecën
ngase njashtu siç e kemi përzënë Engjëllin kinez nga dera jonë ai do të na dëbojë nga
Dera e Artë e ardhmënisë
ne nuk kemi pasur mëshirë ndaj Tanganjikës
Einsteinin për së gjalli e përqeshnin për shkak të politikës së tij qiellore
Bertrand Russel qe përzënë nga Nju-Jorku për shkak se ishte qirë
i pavdekshim Chaplin qe përzënë nga brigjet tona me trëndafil ndër dhëmbë
një komplot i fshehtë i Kishës Katolike në nevojtoret e Kongresit ua ka mohuar mjetet
kontraceptive masës së pareshtur të Indisë
Askush nuk boton asnjë fjalë të vetme nëse nuk është përçarjte qyqare roboti e
mentalitetit të çoroditur
Dita e botimit e letërsisë së vërtetë të shoqërisë amerikane do të jetë ditë e Revolucionit
e revolucionit të qengjit seksi
i vetmi revolucion i pagjak që shpërndan falas misër
Genet i shkretë do t’i iluminojë korrësit e Ohajos
Marihuana nuk është narkotik i rrezikshëm ama J.Edgar Hoover më shumë e preferon
whiskeyn vdekjeprurës
Ndërsa heroini i Lao Cesë dhe i Patrikut të Gjashtë dënohet me karrigë elektrike
por narkomanët e shkretë të sëmurë nuk kanë ku t’i shtrijnë kokat
dashakeqësit në qeverinë tonë kanë zbuluar kurimin e varësisë nga droga i cili është i
vjetëruar po aq sa Sistemi Mbrojtës Radarik Alarmues me Kohë
unë jam sistem mbrojtës radarik alarmues me kohë
unë nuk shoh asgjë përpos bombave
unë nuk jam i interesuar ta parandalojë Azinë nga të qenit Azi
ndërsa qeveritë e Rusisë dhe Azisë do të vijnë në pushtet dhe do të rrëzohen ama Azia
dhe Rusia nuk do të shemben
po ashtu edhe qeveria e Amerikës do të rrëzohet ama si mundet Amerika të bie
dyshoj se ndokush do të bie ndonjëherë më përveç qeverive
fatmirësisht të gjitha qeveritë do të bien
të vetmet që nuk do të bien janë ato të mirat
ndërsa të mirat ende nuk ekzistojnë
Por ato do të nisin të ekzistojnë ato ekzistojnë në poezitë e mia
Ato ekzistojnë në vdekjen e qeverive ruse dhe amerikane
ato ekzistojnë në vdekjen e Hart Craneit dhe Majakovskit
Tash është koha për profeci që nuk bartin në vete vdekje si pasojë
universi në fund do të zhduket
Hollywoodi do të kalbet në mullijtë e erës të Përjetësisë
Hollywoodi filmat e të cilit kutërbojnë në fytin e Zotit
Njëmend Hollywdoodi do të merrë atë që meriton
Koha
Përmes radios do të bëhet lëshimi i gazit nervparalizues
Historia do të bëj këtë poezi profetike ndërsa budallallëkun e saj të tmerrshëm muzikë të
neveritshme shpirtërore
kam rënkim pëllumbash dhe pendla ekstaze
Njeriu nuk mund të duroj gjatë urinë abstrakte të njeringrënies
Lufta është abstrakte
bota do të shkatërrohet
ama unë do të vdes sall për poezi, kjo do ta shpëtojë botën
Përmendorja e Saccos dhe Vanzettit ende nuk është financuar për ta fisnikëruar Bostonin
autoktonët e Kenisë torturohen nga dallaveraxhinjtë idiotik nga Anglia
Afrika e Jugut në kthetrat e hajvanit të bardhë
Vachel Lindsay Ministër i Punëve të Brendshme
Poe Ministër i Imagjinatës
Pound Ministër i Ekonomisë
ndërsa kra i përket Krasë, e Pukti Puktit
pllenimi i kryqëzuar i Bllokut dhe Artaud
Veshi i Van Goghut në valutë
boll më me propagandë për përbindësha
ndërsa poetët duhet t’i shmangen politikës ose do të bëhen përbindësha
unë jam bërë përbindshor për shkak të politikës
poeti rus pa asnjë fije dyshimi është përbindshor në bllokun e tij të fshehtë të shënimeve
Tibetin duhet lënë rehat
Këto janë profeci të qarta
Amerika do të shkatërrohet
Poetët rusë do të luftojnë me Rusinë
Whitman na ka paralajmëruar kundër këtij “kombi të Mallkuar mitik”
Ku ishte Theodor Roosevel kur ai i dërgonte ultimatumet nga Kështjella e tij në Kemden
Ku ishte Dhoma e Përfaqësuesve kur Crane lexonte me zë të lartë nga librat e vet
profetikë
Çfarë plani thurte Wall Street kur Lindsay paralajmëroi dështimin e Parasë
A e dëgjonin hallakatjen time në zhveshtoret e Zyrave të Punësimit në Bikfords?
A i patën curruar veshët për t’i dëgjuar rënkimet e shpirtit tim kur luftoja me të dhënat
statistikore mbi tregun në Forum në Romë
Jo ata luftonin në zyret e zjarrta, në qilimat e infarktit, duke piskatur dhe duke bërë pazar
me Fatin
luftonin Skeletin me shpata, mushqeta, çatalla, mostretje, bomba e vjedhjes, kurvëri,
raketa, pederasti,
derisa i kishin punët pisk për t’i rregulluar gratë dhe banesat e veta, lëndinat,
paralagjet, mbretëritë përrallore,
Portorikanët u tubuan për shkak të masakrës në rrugën 114 për shkak të imitimit të një
frigoriferi Modern-Kinez
Elefantët e mëshirës i vranë për shkak të një kafazi elizabetian për zogj
miliona fanatikë të shqetësuar në çmendinë për shkak të sopranos piskatëse të industrisë
Lavdithurje ryshfetxhinjve – majmunë me pastë dhëmbësh në televizorë – deodorantët në
karriget hipnotike –
tregtarët e naftës në Teksas – gjurmët e aeroplanëve reaktiv mes reve-
shkrimtarët qiellor gënjeshtarë përballë Perëndisë – kasapët çatallë të kapelave dhe
këpucëve, të gjithë Pronarët! Pronarët! Pronarët! të obsesionuar me pronësi dhe
me Personalitetin që po tretet!
dhe editorialet e tyre të gjata në rrethojën e zezakut që po pisket i sulmuar nga milingonat
që kanë dalë duke u hequr zvarrë nga faqja e parë!
Makineria e një ëndrre masovike elektrike! Kurva luftë-nxitëse e Babilonisë po ulërin
mbi Kapitole dhe Akademi!
Paraja! Paraja! Paraja! Paraja ulëritese hyjnore e krisur e iluzonit! Paraja e krijuar nga
asgjëja, vdekja nga uria, vetëvrasja! Paraja e dështimit! Paraja e vdekjes!
Paraja kundër Përjetësisë! Ndërsa mullinjët e fortë të përjetësisë bluajnë letrën e pamasë
të Iluzionit!
Dhjetor 1952, Paris.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje