LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin

Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin

Shqipëria ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Hungari.

‘Kuqezinjtë’ shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi minimale 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 31-të nga Armando Broja i cili u asistua nga Nedim Bajrami.


Shqipëria dominoi tërësisht gjatë kësaj pjese duke rrezikuar në disa raste portën e kundërshtarëve.

Shenjat e para të besuarit e Sylvinhos i dhanë në minutën e shtatë kur rrezikuan me Klaus Gjasulën i cili gjuajti jashtë portës.

Një tjetër rast të mirë për gol e pati edhe Arbër Hoxha i cili në minutën e 22-të iu afrua golit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Mundësi të artë shënimi pati edhe Jasir Asani i cili në minutën e 28-të ishte pranë golit megjithatë gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.

Përfundon pjesa e parë: Shqipëria në avantazh ndaj Lihtenshtajnit
Lexo po ashtu Përfundon pjesa e parë: Shqipëria në avantazh ndaj Lihtenshtajnit

Në pjesën e dytë Shqipëria vazhdoi me kontroll total të lojës përballë një kundërshtari që dukej pa ide në fushë.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, Shqipëria gjeti edhe golin e dytë me anë të Jasir Asanit i cili ekzekutoi për mrekulli një goditje dënimi për rezultatin 2-0.

Golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-0 e shënoi Ernest Muçi në minutën e 67-të pas një aksioni të bukur nga Shqipëria, duke çuar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.

Shqipëria kishte mundësinë të shënonte edhe golin e katërt me anë të Kristjan Asllanit i cili rrezikoi në minutën e 74-të por gjuajtja e tij u prit nga portieri mysafir.

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion përsëri të premten, ku do të luajnë përballë Azerbajxhanit në miqësoren e fundit para fillimit të Euro 2024./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori