LAJMI I FUNDIT:

OKB: E pasigurt që termocentrali në Zaporizhzhia të rifillojë punën

OKB: E pasigurt që termocentrali në Zaporizhzhia të rifillojë punën

“Nuk është e sigurt që termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të rifillojë punën për sa kohë që lufta rreth tij të jetë e ndezur”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Bëhet e ditur se Grossi ka mbajtur një takim me Rusinë në lidhje me këtë çështje, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo pasi gjashtë reaktorët e termocentralit janë mbyllur për arsye sigurie me rekomandimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


“Ata nuk po planifikojnë të çaktizivojnë këtë termocentral bërthamor. Pra, kjo është ajo që po nxit nevojën për të diskutuar”, tha Grossi.

Sipas Rafael Grossit, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm përpara se termocentrali të rifillojë punën.

“Për sa i përket asaj që mund të ndodhë, nuk duhet të ketë asnjë bombardim apo aktivitet të atij lloji”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

“Atëherë duhet të ketë një siguri më të qëndrueshme të furnizimit me energji”, shtoi ai.

“Kjo kërkon riparime, riparime të rëndësishme të linjave ekzistuese, të cilat për momentin dhe për shkak të aktivitetit ushtarak janë shumë të vështira për t’u parashikuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori