LAJMI I FUNDIT:

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donika Gërvalla, deklarimet e Presidentes Osmani në lidhje me letrën që Gërvalla-Schwarz ia nisi Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Një përgjigje të tillë e kanë dhënë për Tv Dukagjinin kabineti i ministres së Jashtme.

“Më lejoni t’iu informoj që MPJD e ka të pamundur t’iu përgjigjet në pyetje që bazohen tërësisht në spekulime dhe thashetheme. Me kënaqësi jemi në dispozicionin tuaj për pyetje, të cilat janë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka deklaruar  Leutrim Sahiti nga Zyra e MPJD-së.


Kjo përgjigje e zyrës së kryediplomates, sipas profesorit Milazim Krasniqi shpërfaq në publik, krisjen jo vetëm mes Gërvallës e Osmanit por edhe dy institucioneve, Qeverisë dhe Presidencës.

Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Lexo po ashtu Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani

“Politika shtetërore në gjitha nivelet e veçanërisht në politikën e Jashtme,  duhet të jetë plotësisht institucionale e koordinuar nga të gjithë nivelet e pushtetit, fatkeqësisht tek ne,  politika është më shumë personale se sa institucionale dhe për këtë arsye,  ka elemente të rivaliteteve të hierarkisë dhe prodhon konflikte,” ka thënë Milazim Krasniqi, profesor në UP.

Krasniqi, shton se dy figurat e lartpërmendura, janë duke luftuar për protagonizëm.

“Ka një tentativë për protagonizëm, vet fakti që gjendja e shtetit është kaq keq,  në aspektin ndërkombëtar, askush nuk ka arsye për protagonizëm pasi gjendja është tejet e keqe”, shtoi Krasniqi.

Në një deklaratë gjatë së mërkurës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se nga letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, e ka rrëzuar ofertën e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes me Beogradin nga Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori