LAJMI I FUNDIT:

Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi të hënën dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët

Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi të hënën dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët

Reporteri i luftës, Nuhi Bytyçi, ka njoftuar se nesër, më 3 qershor, do të japë dëshminë e tij në Hagë në procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Bytyçi ka marrë ftesë zyrtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për të ndarë të vërtetën e veprimtarisë së tij si gazetar gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së.


Në një deklaratë për opinionin publik, Bytyçi ka theksuar se dëshmia e tij, e cila pritet të fillojë të hënën pasdite, do të vazhdojë vijën e tij të konsistencës në përpjekjen për të treguar realitetin e asaj periudhe.

Reporter i luftës gjatë viteve 1998 dhe 1999, ai kujtoi edhe dëshminë e mëparshme në vitin 2019 dhe rëndësinë e dëshmisë së tij për të pasqyruar luftën e drejtë të popullit të Kosovës.

Bytyçi ndjeu krenari për punën e tij si gazetar dhe kontributin ndaj informimit të mirëfilltë gjatë luftës çlirimtare, e cila, siç theksoi ai, simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës.

Ai përmendi se dëshmia e tij në Hagë do të mbetet e përkushtuar në të vërtetën e luftës, në mbrojtjen e imazhit të luftëtarëve të lirisë dhe në rilevancën e mbështetjes së marrë nga popullata civile.

“Lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë një përpjekje vendimtare për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe  do të prezantoj provat që ka mbledhur si gazetar në atë kohë, duke u shprehur nëpër mediat lokale dhe ndërkombëtare me një perspektivë profesionale të ngjarjeve të luftës çlirimtare”, tha Bytyçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori