Trajneri Silvinjo foli për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se atmosfera është shumë e mirë.
Gjithashtu tekniki kuqezi tha se lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe se e rëndësishme është që të gjithë të japin maksimumin, për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Gjendja e skuadrës – Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që këtë grumbullim ta nisnim në Tiranë, me qëllimin edhe për të ndjerë pak atmosferën dhe entuziazmin e madh që kanë njerëzit. Nisja për në Austri ishte diçka shumë e bukur. Këtu në Austri jemi larg Shqipërisë, një ambient i mirë për të punuar, për t’u përgatitur sa më mirë për Evropianin. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur këtë fazë përgatitore. Kemi lojtarë si Seferi, i cili luajti ndeshjen e fundit më 29 maj dhe u bashkua me ekipin në ditën e parë të grumbullimit në Austri. Kemi Abrashin që luajti më 31 maj dhe mbrëmë u bashkua me grupin, ndërsa Gjimshiti ka edhe një ndeshje dhe do bashkohet nesër me ne. Po përgatitemi sa më mirë për finalet, për Euro 2024. Kam parë te skuadra motivimin e duhur, karikimin e duhur. Ajo që nuk mungon është karikimi dhe motivimi te lojtarët. Kjo është diçka shumë e bukur.
Aspekti fizik – Do të luajmë në një turne që është i shpejtë, dinamik dhe ne do të shkojmë në këtë drejtim. Sigurisht e dimë që kemi lojtarë që vijnë në këtë grumbullim në situata të ndryshme, në lidhje edhe me aktivizimin që kanë pasur me klubet. Kemi nisur përgatitjet prej katër ditësh edhe për ato lojtarë që kanë luajtur më pak. E rëndësishme për stafin teknik është që të menaxhojë grupin. Përsa i përket formës fizike lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë gati për të përballuar Evropianin. Gjithashtu të gjithë lotjarët dhe grupi kanë karikimin e duhur dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të përgatisim lotjarët sa më mirë që ato të japin kontributin e duhur për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të japin maksimumin në fushën e lojës. Ne jemi të bindur që ata do të japin më të mirën në këtë eksperiencë.
Lista e pritjes – Sigurisht që ka një listë pritjeje, sepse punojmë shumë për të parashikuar çdo situatë. Sigurisht që nuk mund t’i themi emrat”.
Sa e vështirë është të bindësh një lojtar që ta lini në pankinë – Nuk është aspak e vështirë. Në një turne të tillë një minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës, sepse shkojmë të marrim pjesë në një turne të shpejt, shumë dinamik, çdo lojtar mund të bëjë diferencën. Për mua, lojtari që nuk e kupton këtë situatë i bie që të mos jetë në gjendje të jetë në fushën e lojës”.
Miqësoret me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin – Ideja ime është që të hedhim në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak. Dhe të rikuperojmë ata që kanë luajtur më shumë me klubet e tyre.
Lista paraprake – Çdokush në Shqipëri do të bënte një listë me zgjidhjet e tij. Sigurish që edhe unë nuk do të isha dakord, por ralisht nuk kam kohë të shoh se çfarë flitet në publik. Unë duhet të vija në këtë grumbullim me 27 lojtarë. Kam shumë ngarkesë dhe punë për të bërë, nuk kam kohë të ndjek debatet që krijohen. I kam falënderuar të gjithë për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë dhe për këtë pjesëmarrje në Evropian. Pjesëmarrja në Evropian është një eksperiencë fantastike. Unë në vitin 2018-të kam marrë pjesë me Brazilin në Kupën e Botës dhe ishte diçka shumë e bukur, të jep shumë adrenalinë. Punojmë gjithë ditën dhe është e gjitha vetëm për t’u shijuar. Duhet të përgatisim lojtarët dhe ekipin për të qenë gati për Evropian, por ndeshja e nesërme nuk është deçizive për zgjedhjet tona në Evropian.
A do u jepni nesër një shans atyre që kanë luajtur me klubet – Ne i përgatisim lojtarët, përgatisim ekipin në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre në Evropian, por nuk vendosim në ndeshjen e nesërme. Mund të provojmë disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë nesër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ai ma hapi mendjen në futboll, por edhe në jetën private”, Griezmann me fjalë të mëdha për Simeonen
Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës
De Siervo: Forca e Serie A është e paparashikueshme në krahasim me Ligën Premier dhe ligat tjera
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë