LAJMI I FUNDIT:

“Ke marrë vëmendje sepse ke qenë e dashura e Romeos” – Rike Roçi me tone të ashpra ndaj Heidit

“Ke marrë vëmendje sepse ke qenë e dashura e Romeos” – Rike Roçi me tone të ashpra ndaj Heidit

Në një takim të fundit në Post Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi ka dhënë një vlerësim të ashpër për lojën e Heidit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka theksuar se Heidi ka kaluar nëpër shtëpi, pa bërë asnjë lojë apo strategji të qartë, veçse ka qenë në qendër të vëmendjes si e dashura e Romeos.


“Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë” ka deklaruar Rike gjatë emisionit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje.”

Roçi ka argumentuar se, në mungesë të pëlqimit nga Romeo, Heidi do të kishte mbetur pa një rol të dukshëm brenda lojës, duke qëndruar larg qendrës së vëmendjes. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se Heidi përfitoi nga lidhja me Romeon.

“Heidi ka marrë vëmendje për shkak të Romeos,” ka thënë Rike, duke nënkuptuar se pa të, loja dhe pozicioni i Heidit do të ishin ndryshe.

Në një kundërpërgjigje, Heidi ka sfiduar Riken, duke iu drejtuar me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?”

“Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend,” ka vijuar Rike. “Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje; thjesht të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon, kaq.”

Ndërsa Heidi nuk pajtohet me këtë, duke u shprehur që Loja e saj ka qenë në rregull, ndoshta edhe më e forte se e rikes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kjo vajzë është bërë sensacion në rrjetet sociale, kur u pyet se 'çfarë e çmend një mashkull' - i gjithë interneti po flet për të

Kjo vajzë është bërë sensacion në rrjetet sociale, kur u pyet se 'çfarë e çmend një mashkull' - i gjithë interneti po flet për të

Magazina
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Policia e Serbisë ndalon ekipin e Kosovës të festivalit “Mirëdita, dobar dan” – kaos në Beograd, 150 huliganë pengojnë sheshin

Policia e Serbisë ndalon ekipin e Kosovës të festivalit “Mirëdita, dobar dan” – kaos në Beograd, 150 huliganë pengojnë sheshin

Magazina
Salma Hayek di të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në darkën e Guccit

Salma Hayek di të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në darkën e Guccit

Magazina
Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën

Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"

Magazina
Kalo në kategori