LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu ironizoi me video për zgjedhjet, i përgjigjet Hykmete Bajrami

Albulena Haxhiu ironizoi me video për zgjedhjet, i përgjigjet Hykmete Bajrami

Vazhdojnë polemikat në distancë mes ministrave të qeverisë dhe deputetëve të opozitës.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shpërndau një video ku ironizohej me opozitën.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se Haxhiu prap merret me gjithë opozitën përfshirë edhe me ata që kanë darkuar, duke ju referuar takimit mes Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.


Bajrami tutje ka thënë se Albulena Haxhiu është ministre e skandaleve  në drejtësi.

“Prapë me video? Prapë për të gjithë? Edhe për ata me të cilët darkuat? Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës”, ka shkruar ajo.

Haxhiu përmes një video ironizon me partitë opozitare për zgjedhjet e parakohshme
Lexo po ashtu Haxhiu përmes një video ironizon me partitë opozitare për zgjedhjet e parakohshme

Bajrami theksoi se Haxhiu e ka të pamundur të flasë për ndonjë sukses të Qeverisë dhe prandaj sipas saj prodhon video.

“Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar”, tha ai.

Sipas deputetes së LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë pushtetin me gënjeshtra e propaganda.

“Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë. Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt. Dorëhiquni!”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori