LAJMI I FUNDIT:

NATO do t’u kërkojë aleatëve 40 miliardë euro në vit për Ukrainën

NATO do t’u kërkojë aleatëve 40 miliardë euro në vit për Ukrainën

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’u kërkojë aleatëve të zotohen se çdo vit do të ndajnë 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, ka thënë një burim brenda aleancës për agjencinë e lajmeve reuters.

Financimi do të mbështeste të paktën nivelet aktuale të mbështetjes ushtarake që kanë siguruar aleatët, raporton skynews.

“Ne duhet ta mbajmë atë nivel aktual të mbështetjes në minimum për të siguruar parashikueshmërinë që i nevojitet Ukrainës, për aq kohë sa është e nevojshme”, tha burimi i NATO-s.


Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin
Lexo po ashtu Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Ai ka shtuar se aleatët kishin ndarë rreth 40 miliardë euro në vit që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Asnjë marrëveshje e tillë nuk është shpallur ende publikisht, por ministrat e Jashtëm aktualisht gjenden në Pragë të Çekisë.

Ndryshe, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë ka ndihmuar fuqishëm shtetin ukrainas në luftën kundër pushtuesve rusë. /Telegrafi/