LAJMI I FUNDIT:

13 universitete evropiane dhe mbi 20 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në Universum – mundësi të reja për studim dhe punësim

13 universitete evropiane dhe mbi 20 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në Universum – mundësi të reja për studim dhe punësim

UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University për herë të shtatë radhazi ka organizuar Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit (UNI), ngjarje e organizuar në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, më e madhja në Ballkanin Perëndimor.

Nga ky panair shumë studentë do të marrin rrugë të studimeve jashtë vendit, e shumë të tjerë do të fillojnë një punë me kontratë të rregullt.

Pas një suksesi të vazhdueshëm gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit UNI – më 29 maj në kampusin e Prishtinës dhe më 30 maj në atë të Ferizajt – mirëpriti kompani vendore, organizata dhe institucione të cilat gjatë këtij panairi kishin mundësi promovimi të biznesit, shërbimeve dhe misionit të tyre si dhe komunikimin direkt me studentët e UNI-it, kështu duke zgjeruar rrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes tyre.

Sivjet pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të universiteteve Evropiane nga  Gjermania, Holanda, Polonia, Latvia, Lituania etj., si dhe nga Turqia, të cilat gjatë panairit prezantuan mundësitë për të studime një semestrale në universitetet të cilat përfaqësonin.

Diogo Gonçalves i Universitetit Coimbra nga Portugalia ka thënë se në këtë panair janë duke promovuar shkëmbimin e studentëve mes dy shteteve.

Diogo Gonçalves i Universitetit Coimbra nga Portugalia

“Unë jam këtu me kolegët e mija, Cecile dhe Rute për të prezantuar Universitetin e Coimbra dhe për të promovuar shkëmbimin e studentëve mes nesh dhe Universitetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe Jiri Perina nga Universiteti Newton i Republikës Çeke theksoi se janë të fokusuar në ekonomi, menaxhim dhe psikologji.

Jiri Perina nga Universiteti Newton i Republikës Çeke

“Këtu po prezantoj një nga programet që kam pasur. Është një biznes ndërkombëtar për studentët këtu”, tha ai.

Paula Tare, Akademia Letoneze e Kulturës

Ndërkaq, edhe Paula Tare, e cila përfaqëson Akademinë Letoneze të Kulturës u shpreh se kanë një  kulturë të gjuhëve, menaxhimit, arteve skenike, filmave, të gjitha arteve pamore, dhe ka shumë e shumë mundësi që studentët të vijnë te ne.

Erleta Terpeza, menaxhere gjenerale në Scantech Group

Erleta Terpeza, menaxhere gjenerale në Scantech Group tha se akademia e tyre ka profile të ndryshme, kryesisht në fushën e teknologjisë.

“Kemi Full Stack Developer, Marketing Dixhital, Dizajn Grafik, Microsoft Office. Gjithashtu, kemi profile në fushën profesionale, si: teknik i instaluesit elektrik, teknik i instaluesit të ujësjellësit, klimës dhe ngrohjes. Gjithashtu në kuadër të këtyre trajnimeve kemi edhe trajnime në gjuhë të huaja, gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane”.

“Të gjitha profilet e tona janë ato që kërkohen shumë në treg. Kështu që studentët që i përfundojnë këto trajnime në shumicën e rasteve edhe ua sigurojmë vendin e punës, sepse kemi edhe marrëveshje me kompani të ndryshme, të cilat na kërkojnë që studentët tanë me i dërgu direkt për praktikë ose për punësim”, ka thënë Terpeza.

Eshref Shala, student në Universum, theksoi se panairi është një mundësi shumë e mirë për secilin student.

Eshref Shala, student në Universum

“Industrinë e bien tek studentët. Është një mundësi shumë  e mirë”, tha Shala.

Ndërsa profesori i Universum, Valon Murati, i uroi mirëseardhje të pranishmëve për prezencën e tyre në këtë panair.

Valon Murati, profesor në Universum

Stephen Keck, dekan në UNI – Universum International College gjatë fjalës së tij tha se, “Ju mund të keni një shans për t’u përmirësuar duke punësuar të diplomuarit tanë. Për ata që po vizitojnë nga shkollat e mesme, nuk mund t’ju inkurajoj aq sa duhet të filloni të mendoni në mënyrë proaktive. Kjo do të thotë të mendosh përpara, të mendosh për të ardhmen, për ardhjen e të dyjave në universale, por gjithashtu të fillosh të mendosh për atë që do të bësh me jetën tënde.

Stephen Keck, dekan në UNI – Universum International College

Ndryshe, qëllimi i organizimit të panairit ishte edhe identifikimi i talenteve të rinj, rekrutimi i tyre dhe krijimi i partneriteteve me kompanitë pjesëmarrëse.

Ky event paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ndërveprimi për studentët të cilët janë në rrugën e zhvillimit në karrierë si dhe mundësitë e punësimit, duke u njohur më konkretisht me kërkesat në tregun e punës si dhe programe për studime ndërkombëtare.

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i ranguar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion. /Telegrafi/