LAJMI I FUNDIT:

Kabineti i Gashit: Përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar është i garantuar me Kushtetutë

Kabineti i Gashit: Përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar është i garantuar me Kushtetutë

Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ka reaguar ndaj ankesës së ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM-ja për betimin në gjuhën shqipe para gjuhës maqedonase, të cilën e ka bërë kryeparlamentari i ri.

Nga kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar është i garantuar me Kushtetutë.

“Kryetari i Kuvendit ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me Kushtetutë, ligjet dhe rregulloret në fuqi të Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryeparlamentari Gashi avokon që të gjitha procedurat parlamentare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që dalin nga ligjet, të respektojnë dhe avancojnë shoqërinë tonë multikulturore”, thuhet në reagim.


Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

Kostadinovska Stojçevska tha se ka dorëzuar ankesë kundër Afrim Gashit në shërbimet inspektuese të ministrisë së saj për mbrojtjen e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, gjegjësisht pse ai fillimisht betimin e lexoi në gjuhën shqipe./Telegrafi/