LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

Deputetja e LSDM-së dhe ministre në largim e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska njoftoi se tashmë ka dorëzuar ankesë në Departamentin e Inspeksionit në Ministrinë e Kulturës kundër kryetarit të ri të Kuvendit Afrim Gashi, pasi sipas saj, ai është dashur ta lexojë betimin fillimisht në gjuhën maqedonase dhe më pas në gjuhën shqipe.

Ajo tha se Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase është rezultat i angazhimeve dhe politikave tona për afirmimin dhe përdorimin e drejtë të gjuhës maqedonase.

“Nuk mund dhe nuk duhet të heshtet për betimin solemn të dhënë në mënyrë skandaloze, tashmë nga personi i parë i Kuvendit të Maqedonisë. Për këtë arsye tashmë kam parashtruar ankesë në Departamentin për Inspektim në Ministrinë e Kulturës dhe do të vazhdoj t’i përdor të gjithë mekanizmat që janë aktualisht në dispozicion për mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës maqedonase”.


“Prisja që për këtë sjellje të reagonte kryetarja aktuale e shtetit, Siljanovska-Davkova, me të cilën atëherë në rolin e deputetes e përpunuam tekstin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe se ajo do të dënonte ashpër aktin e mosbërjes së betimit solemn në gjuhën e parë zyrtare të shtetit”, tha Kostadinovska-Stojçevska për “Sloboden Pechat”.

Dje Kostadinovska-Stojçevska ka reaguar edhe në Facebook, e cila ka thënë se presidentja e re ka shkelur frymën e multietnicitetit të vendit, por edhe frymën e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Në trend Lajme

Më shumë
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Drejtësi
Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Lajme
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Lajme
Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Drejtësi
“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori