LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Osmani: Grupet ishin të organizuara me urdhër nga regjimi i Vuçiqit, mosndëshkimi duhet të marr fund

Një vit pas sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Osmani: Grupet ishin të organizuara me urdhër nga regjimi i Vuçiqit, mosndëshkimi duhet të marr fund
Foto: Arkiv

Të mërkurën, më 29 maj janë bërë një vit nga sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga grupe të organizuara të serbëve, ku u lënduan më shumë se 90 pjesëtarë.

E sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se siç dëshmohet qartë nga pamjet video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar serbë me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij.

“Autorët, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi! Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, shkruan Osmani në X.


Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur
Lexo po ashtu Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Ajo tutje thekson se ky ishte një sulm kundër NATO-s dhe ata që e urdhëruan dhe e ekzekutuan dihen qartë.

“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre në vijën e paqes, sigurisë së të gjithë qytetarëve”, tha e para e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori