LAJMI I FUNDIT:

VLEN: BDI në të njëjtën vijë me “Të majtën”, nuk e votuan Afrim Gashin për kryetar Kuvendi

VLEN: BDI në të njëjtën vijë me “Të majtën”, nuk e votuan Afrim Gashin për kryetar Kuvendi

Koalicioni VLEN ka reaguar pasi BDI nuk e mbështeti Afrim Gashin për kryetar Kuvendi. Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me këtë veprim BDI ishte në një vijë me “Të majtën”, të cilët votuan “kundër”.

“Shprehim keqardhjen që BDI-ja sot e konfirmoi se për ta, interesat e popullit shqiptar qenkan “të rëndësishme” vetëm sa janë në pushtet. Afrim Gashi është i pari shqiptar i zgjedhur kryetar i Kuvendit me 76 deputetë, një shumicë e konsiderueshme që logjikisht u mbështet nga të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë nga pozita apo opozita”.

“Ikja e deputetëve të BDI-së nga salla e kuvendit është një episod i ri i mospërkrahjes së Arben Taravarit si kandidati i vetëm shqiptarë për president dhe bojkotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendime funerali/të varrosjes së BDI-së në kundërshtim me interesat e BE-së dhe SHBA-së. Me këtë sjellje BDI qëndron në të njëjtën linjë me LEVICËN antiperëndimore”.


“Fronti evropian i BDI-së u zbulua në testin e parë të opozitës. BDI-ja e ka obligim ta pranojë realitetin dhe të veprojë si opozitë e përgjegjshme. Për shkak të një sërë vendimesh të dëshpëruara politike, ato tani kanë edhe më shumë peshë në të ardhmen shumë të afërt për të provuar se nuk do të rrezikojnë perspektivën e BE-së për hir të interesave të ngushta personale dhe partiake si opozitë”, thuhet në reagimin e VLEN.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori