Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ka reaguar pas mos-ftesës së tij nga Kombëtarja e Shqipërisë në Euro 2024. Ai ka treguar se do të pensionohet nga kombëtarja kuqezi, por ka shtuar se nuk ka hatërmbetje, duke uruar bashkëlojtarët e tij.
Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho ka publikuar gjatë ditës së djeshme (e hënë) listën preliminare të Shqipërisë për Euro 2024.
Megjithatë, lista nuk ishte pa befasi pasi mungonin emra të mëdhenj si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Keidi Bare.
Është pikërisht i pari, sulmuesi Cikalleshi, i cili ka reaguar pas shpalljes së listës së Sylvinhos, duke konfirmuar pensionimin nga kombëtarja kuqezi.
Cikalleshi ka konfirmuar me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram se karrierës së tij me fanellën kuqezi i ka ardhur fundi dhe ka qenë krenari dhe emocion përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar.
Në fund, sulmuesi 33-vjeçar i Konyasporit ka uruar bashkëlojtarët e tij për Euro 2024.
Postimi pa ndërhyrje i Sokol Cikalleshit në Instagram
Fundi i një rrugëtimi!
Rrugëtimet jane të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.
Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!
Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.
Falenderoj Zotin për gjithëçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozet Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë.
Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze.
/Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj emërohen ndihmëstrajnerë në ekipet kombëtare U21 e U19
E konfirmojnë nga Spanja: Ancelotti po largohet nga Real Madridi
Barcelona e gatshme të ndajë rrugët me yllin spanjoll nëse vjen oferta e duhur
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën
Cila është arsyeja pse Barcelona nuk po arrin ta transferojë Rashfordin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet