LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë thotë se është në kontakt me IDF-në izraelite për sulmin ajror në Rafah

Shtëpia e Bardhë thotë se është në kontakt me IDF-në izraelite për sulmin ajror në Rafah

Lidhur me sulmet ajrore izraelit në Rafah ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë.

Nga ta është bërë e ditur se kanë “parë imazhe shkatërruese” që vinin nga qytetit në Gaza, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët amerikanë thonë se janë në bisedimet me IDF-në izraelite dhe partnerët në terren, me qëllim që të bëjnë vlerësime se çfarë ka ndodhur.


Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”
Lexo po ashtu Netanyahu thotë se sulmet ajrore izraelite që vranë dhjetëra persona në Rafah ishin “gabime tragjike”

“Izraeli ka të drejtë t’i vihet pas Hamasit, dhe në e kuptojmë këtë sulm që vrau dy eprorë të lartë të Hamasit që janë përgjegjës për sulmet kundër civilëve izraelitë”, tha zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

“Por siç kemi qenë të qartë, Izraeli duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme për të mbrojtur civilët”, shtoi zëdhënësi. /Telegrafi/