LAJMI I FUNDIT:

Manxhuka i reagon Gashit pasi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Çdoherë realiteti i ka demantuar

Manxhuka i reagon Gashit pasi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Çdoherë realiteti i ka demantuar

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili ka pohuar se ka një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së.

Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Lëvizjen Vetëvendosje për Telegrafin tha se opozita nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, dhe se deklaratat që LVV do të bëjë koalicion me PDK-në, janë të zakonshme para secilave zgjedhje.

“Ata nuk i duan përnjëmend zgjedhjet e parakohshme dhe se porsi shumica e popullit janë të kënaqur me KM Kurti. Pra, kjo është përpjekje për të ikur nga mosgatishmëria e tyre për zgjedhje. Kështu po i frikësohen zgjedhjeve të reja dhe janë komod në ulëset opozitare të Kuvendit. Ndërkaq, para secilave zgjedhje thonë që LV do të bëjë koalicion me PDK-në, ndërkohë që çdoherë realiteti i ka demantuar”, është shprehur ai.


Gashi: Ka një koalicion mes PDK-së dhe LVV-së
Lexo po ashtu Gashi: Ka një koalicion mes PDK-së dhe LVV-së

Ndërkaq sot shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është e vetmja zgjidhje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai po ashtu u shpreh se ka një përafrim mes LVV-së dhe PDK-së.

“Pse duhet të jenë partitë opozitare të pajtuara kur partitë opozitare kanë programe të ndryshme, lidership të ndryshëm, qasje të ndryshme edhe me pushtetin edhe mes veti. Është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje. Ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre, në qëllimin e tyre të punës dhe normalisht ne si LDK kemi këndvështrimin tonë dhe këndvështrimi jonë është që të merret përgjegjësia politike për dështimet katërvjeçare në Kosovë”, theksoi Gashi.

Ndryshe, subjektet opozitare përkundër thirrjeve që kanë bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, deri tani nuk ka pasur ndonjë dakoordim mes tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori