LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nuk do ta mbajë, Lukaku mes Serie A dhe Superligës së Arabisë

Chelsea nuk do ta mbajë, Lukaku mes Serie A dhe Superligës së Arabisë

Pas një periudhe të mirë në Romë si huazim, Romelu Lukaku do të kthehet në Chelsea në verë.

Megjithatë, belgu nuk është në planet e bluve dhe do të largohet sërish nga Stamford Bridges, por kësaj radhe jo më si huazim, por do të shitet.


Gjatë qëndrimit një vjeçar te Roma, Lukaku ka bërë shumë mirë duke realizuar 21 gola dhe duke asistuar në katër të tjerë në 47 ndeshje zyrtare.

Roma duket se nuk do ta blejë kartonin e belgut, megjithatë e ardhmja e Lukakut mbetet sërish në elitën e futbollit italian Serie A.

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre
Lexo po ashtu Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Siç raporton Calciomercato, Napoli është kthyer në një destinacion tërheqës për Lukakun. Ardhja e mundshme e Antonio Contes në skuadrën e kaltër, me të cilin Lukaku luajti te Interi, hap një skenar të ri për reprezentuesin belg, i cili nuk do të kthehet më te Chelsea.

Më tej, largimi i mundshëm i Victor Osimhen, pikërisht me Chelsean të interesuar për nigerianin, do ta detyronte Napolin të kërkonte një alternativë për sulmin, ku Lukaku ishte një opsion i provuar me performancë të menjëhershme.

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen
Lexo po ashtu Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Gjithsesi në rast se Lukaku nuk do t’i bashkohet Napolit, ai mund të përfundojë në Arabinë Saudite ku disa klube kanë shprehur interesim për të.

Vet futbollisti muaj më parë kur luajti një ndeshje miqësore në Arabi tha publikisht se një ditë do të jetë pjesë e Superligës arabe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori