LAJMI I FUNDIT:

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

I tejmbushur me njerëz dhe i skuqur nga flamuri kuqezi, pallati i sportit në Milano këtë fundjavë foli shqip. Festa kuqezi nisi që në orët e paradites, ku këngëtarë të shquar shqiptarë ngritën në këmbë turmën.

Në sallën ku u dëgjua dhe himni ynë kombëtar dhe ai italian, si dhe me bashkatdhëtarët tanë që krahas flamurit të zemrës mbanin edhe flamurin e kombit ku kanë ndërtuar jetën, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri një ftesë për të ndalur ritmin e festës.

Në ekranet gjigande u shfaq e shkuara. Pamjet dramatike dëshmuan edhe një herë vuajtjet e shqiptarëve të sapodalë nga komunizimi që rrezikuan jetën duke tejmbushur anijet me të cilat kërkonin ëndrrën e përtej detit, ëndrrën italiane.


Ajo nuk ishte e tillë për vite me radhë dhe kryeministri Edi Rama solli disa herë gjatë fjalimit të tij atë që thuhej e shkruhej pas çdo krimi në Itali. Por, sot është kohë tjetër. Rama u ndal të bënte një dallim për trajtimin e emigrantëve shqiptarë nga Italia dhe Greqia, ku mblodhi emigrantët para dy javësh: “Ju nuk ndërruat emrin”.

Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie
Lexo po ashtu Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie

Dy marrëveshje shënjuan raportet mes dy vendeve në pak muaj, duke përforcuar dhe imazhin e një raporti miqësor mes Edi Ramës dhe Xhorxha Melonit. E para është marrëveshja për pritjen në vendin tonë të emigrantëve të vendeve të treta që shkojnë në Itali. Në kronologji vjen e dyta, por për shqiptarët më e rëndësishmja, është marrëveshja e pensioneve.

Destinacioni ynë i pashmangshëm është Bashkimi Europian. Kryeministri çoi mesazhe përtej pallatit të sportit, drejt liderëve europianë duke bërë thirrje që zgjerimi të mos mbetet peng i burokracive.

Përballë një diaspore që nuk heq dorë së dërguari para në vend, ato që i njohim si zëri i remitancave, kreu i qeverisë tregoi mirënjohjen për çfarë emigrantët kanë bërë për Shqipërinë ndër vite. Rama tha se është koha që Shqipëria t’ua shperblejë.

As këtë herë nuk bëhet fjalë për një premtim për votën e diasporës, por ata të kthehen në vendin e tyre se atdheu i pret krahëhapur. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori