LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton me rikthim në Klinë dhe siguron mbijetesën në Superligën e Kosovës

Gjilani fiton me rikthim në Klinë dhe siguron mbijetesën në Superligën e Kosovës

Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Dukagjinin me rezultat 4-2 për të siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Dukagjini ishin të parët që shënuan me Blerind Morinën, por Gjilani barazoi me sulmuesin Senad Jarovic për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klinasve, që shënuan për epërsinë prej 2-1.


Por me të filluar pjesa e dytë Gjilani arriti të barazojë rezultatin me Elvedin Heric për 2-2.

Jarovic shënoi edhe dy herë të tjera për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij prej 4-2.

Gjilani e mbyll në vendin e shtatë me 45 pikë, aq sa Dukagjini. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore