LAJMI I FUNDIT:

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Një emër i ri është shfaqur si një kandidat potencial për të zëvendësuar Gareth Southgate si përzgjedhës i Anglisë.

Në vitin 2016, Southgate ishte emëruar si përzgjedhës i Anglisë në mënyrë permanente pasi paraprakisht ishte vetëm përkohësisht në krye të ‘Tre Luanëve’.


Ish-lojtari i Anglisë e zëvendësoi në stol Sam Allardyce, aventura e të cilit në krye të Anglisë kishte përfunduar pas vetëm 67 ditëve.

Që nga atëherë, Southgate kishte udhëhequr Anglinë në gjysmëfinale të Botërorit të vitit 2018 dhe në finale të Euro 2020.

Siç është raportuar nga The Telegraph, Southgate pritet që të largohet nga Anglia në rast se ata dështojnë të fitojnë Euro 2024.

Emra si Eddie Howe, Graham Potter dhe Lee Carsley ishin lidhur me një kalim të mundshëm tek Anglia, por tani ka një emër të ri.

U largua nga Chelsea, dy top klube evropiane pas Pochettinos
Lexo po ashtu U largua nga Chelsea, dy top klube evropiane pas Pochettinos

Argjentinasi Mauricio Pochettino, i cili u largua nga Chelsea më herët gjatë kësaj jave, është përmendur si një kandidat i mundshëm.

“Mauricio Pochettino do të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Anglisë nëse mbetet i papunë deri pas përfundimit të Euro 2024”.

“Puna tek Anglia ka qenë gjithmonë tërheqëse për Pochettinon dhe ai kishte njoftuar interesimin e tij për të pasuar Southgate në këtë detyrë rreth dy vite më parë në Botërorin e Katarit”, thuhej më tutje në raport./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Përfaqësueset
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori