LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën

Zbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën

Trajneri gjerman, Hansi Flick pritet të emërohet përfundimisht si trajner i ri i Barcelonës, duke pasuar Xavi Hernandezin, i cili do të largohet brenda disa ditësh.

Sipas gazetarit Roger Torello nga Mundo Deportivo, marrëveshja e Barcelonës me Hansi Flick do të zgjasë vetëm për një sezon.


Marrëveshja do të vijë gjithashtu me një opsion për një vit tjetër, por do të varet nga Barça që ta zgjasë ose ta lërë atë në fund të sezonit të ardhshëm.

Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm
Lexo po ashtu Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm

Barcelona nuk është e gatshme të lidhet me gjermanin me një kontratë të gjatë. Flick gjithashtu pajtohet me kushtet.

Paga e tij gjithashtu do të jetë në përputhje me pagën prej 5 milionë euro në vit që Xavi merr aktualisht në Camp Nou.

Burimi thotë se Flick arriti një marrëveshje totale me Barçën tre javë më parë. Ajo që ka mbetur është që Blaugranët të shkarkojnë Xavin dhe të zyrtarizojnë Flick.

Hansi Flick te Barcelona: Profili taktik, forca më e madhe dhe dy formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Hansi Flick te Barcelona: Profili taktik, forca më e madhe dhe dy formacionet e mundshme

Xavi nuk është ende i informuar për planin e Barçës për ta shkarkuar dhe lexon lajmet në media. Por, burimet thonë se një takim me hierarkinë e klubit është planifikuar për të hënën kur do të zbulohet qëndrimi i klubit.

Ndërkohë, Xavi thuhet se është kontaktuar nga një klub në Korenë e Jugut, por ai me respekt e ka refuzuar ofertën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori