LAJMI I FUNDIT:

Gruda ftohet nga Nagelsmann në kampin e Gjermanisë në Blankenhain pasi i mungojnë disa lojtarë

Gruda ftohet nga Nagelsmann në kampin e Gjermanisë në Blankenhain pasi i mungojnë disa lojtarë

Dy futbollistët që premtojnë shumë në futbollin gjerman, Brajan Gruda dhe Rocco Reitz, do t’i bashkohen në kampin stërvitor që ishin të përfshirë në listën preliminare të përzgjedhësit Julian Nagelsmann për Euro 2024.

Kështu ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit e Gjermanisë, ndërsa grumbullimi ka nisur në Blankenhain.


Pasi disa prej 27 lojtarëve të ftuar më herët nga Nagelsmann do të mungojnë në nisje të përgatitjeve për shkak të angazhimit në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve, përzgjedhësi gjerman ka ftuar dy lojtarët perspektivë, Grudën e Mainzit dhe Reitzin e Moenchengladbachut.

Gjermanisë ende nuk i janë bashkuar Robert Andrich, Jonathan Tach dhe Florian Wirtz nga kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, si dhe Toni Kroos, Antonio Ruediger të Real Madridit, si dhe Nico Schlotterbeck dhe Niclas Fuellkrug të Borussia Dortmundit.

Ata janë ftuar për “t’iu dhënë mundësia ta tregojnë veten në ekipin senior”, shkruhet aty, pasi Gruda dhe Reitz janë prej lojtarëve kryesorë të Gjermanisë U21.

Gruda dhe Reitz do të jenë pjesë e kampit stërvitor të Gjermanisë deri të premten e ardhshme. /Telegrafi/ 

 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi

Kombëtarja e Shqipërisë
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Përfaqësueset
“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

Kombëtarja e Shqipërisë
Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Kalo në kategori