LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënon me sulm caqet britanike nëse Ukraina i përdor armët e saj për të sulmuar territorin rus

Rusia kërcënon me sulm caqet britanike nëse Ukraina i përdor armët e saj për të sulmuar territorin rus

Moska do të hakmerret me sulme ndaj objektivave britanike nëse armët britanike përdoren nga Ukraina për të goditur territorin rus, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Bëhet e ditur se Zakharova tha se në një skenar të tillë, “objektivat britanike në territorin e Ukrainës dhe përtej kufijve të saj”, mund të goditen.

Ajo e përsëriti paralajmërimin që Moska e bëri për herë të parë në fillim të këtij muaji, kur Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Ukraina ka të drejtë të përdorë armët e ofruara nga Londra për të goditur objektivat brenda Rusisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Ukraina e gëzon atë të drejtë”, tha Cameron.

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Lexo po ashtu Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

“Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina ndjen nevojën për t’u siguruar që po mbrohet”, shtoi ai.

Gjithashtu, Cameron ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 3 miliardë paund (3.5 miliardë euro) në vit për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të sekretarit britanik dhe i përmendi ato si një nga arsyet pse ka vendosur të zhvillojë stërvitje për të simuluar lëshimin e raketave taktike bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori