LAJMI I FUNDIT:

Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm

Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm

Trajneri gjerman, Hansi Flick thuhet se do të bëhet trajneri i ri i Barcelonës, duke zëvendësuar Xavi Hernandezin, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me ish-trajnerin e Bayernit, i cili do të pasojë Xavin dhe largimi i të cilit është mjaft i sigurt pas xhiros së fundit të ligës.

Flick prezantoi një plan të qartë për drejtuesit e Barcelonës, i cili thuhet se ka kënaqur presidentin Joan Laporta, i cili i ka dhënë besim të plotë.

Sipas mediumit Diario AS, është arritur një marrëveshje mes palëve dhe Flick do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën.

Trajneri gjerman është pa punë që nga viti i kaluar, kur u shkarkua nga detyra si trajner i Gjermanisë.

Para kësaj, 59-vjeçari drejtoi me shumë sukses Bayern Munich, me të cilin fitoi gjashtë trofe në vetëm një sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori