LAJMI I FUNDIT:

Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjen në Ligën e Evropës

Lookman shkatërron i vetëm periudhën magjike të Leverkusenit, Atalanta ngadhënjen në Ligën e Evropës

Atalanta e ka fituar Ligën e Evropës, duke triumfuar 3-0 përballë Bayer Leverkusenit, por edhe duke i shkaktuar humbjen e parë pas 51 ndeshjes në të gjitha garat.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë, por që skuadra nga Serie A shpejt i tregoi dhëmbët.

Në minutën e 12-të, Ademola Lookman realizoi për 1-0 nga një asistim i Davide Zappacostas.

Finalja e Ligës së Evropës: Atalanta i shënon Leverkusenit
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Evropës: Atalanta i shënon Leverkusenit

Lookman (26’) nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të dytin, kur lëshoi një goditje të fuqishme jashtë zonës.

Leverkusen nuk po arrinte të tregonte nga loja e tyre, me dy golat që i tronditën.

Lookman po "e fundos" Leverkusenin: Ia shënon edhe golin e dytë
Lexo po ashtu Lookman po "e fundos" Leverkusenin: Ia shënon edhe golin e dytë

Por, merita të mëdha ka edhe mbrojtja e Atalantas, që markonte në çdo hap lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e dytë nisi më mirë nga Leverkuseni, që synonte të ngushtonte epërsinë e skuadrës kundërshtare – mirëpo Lookman kishte fjalën kryesore .

Skuadra gjermane që nuk kishte pësuar disfatë që 51 ndeshje tentonte që me topa të gjatë të thyente mbrojtjen e Atalantas që nga starti i 45 minutave të dytë – mirëpo nuk kishin sukses.

Gian Piero Gasperini u vërejt se kishte studiuar në çdo detaj lojën e Leverkusenit të Xabi Alonsos, për të mos lejuar asnjë befasi.

Skuadra nga Bundesliga vazhdonte të sulmonte nga të gjitha anët – ndërsa Atalanta priste me durim për ndonjë hapësirë në fazën defanzive kundërshtare.

Këtë e gjeti sërish Lookman, që kompletoi het-trikun e tij në minutën e 76-të, duke bombarduar sërish portën e Leverkusenit.

Atalanta fitoi Ligën e Evropës me një paraqitje brilante dhe të njëjtën kohë shokuese për Leverkusenin, që shihej si skuadër favorite pas asaj ecurie pa humbje si brenda ashtu edhe jashtë Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori