LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikanë, kjo i forcon edhe më tej marrëdhëniet tona

Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikanë, kjo i forcon edhe më tej marrëdhëniet tona

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, në largim, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Atlantic Council, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një raport të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo lidhje është e pandryshueshme.

“Mbetemi shumë pro-Kosovës dhe kudo që kam udhëtuar kam ndjerë një ndjenjë të ngrohtë reciprociteti, ata janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona”, u shpreh ai.


Escobar përmendi sfidat që kanë hasur të dy vendet në lidhje me politikën rajonale dhe bashkëpunimin për të avancuar interesat kombëtare të Kosovës.

“Unë kam shpresë të madhe që raportet tona do të vazhdojnë të forcohen. Dhe mund të them me bindje që ka një vullnet të pastër, jo vetëm në SHBA por edhe në brendësi të QUINT-it, për të përmirësuar dhe zgjeruar këtë marrëdhënie,” pohoi diplomati amerikan.

Ndërkohë, Escobar gjithashtu njoftoi se së shpejti do të marrë përsipër një detyrë të re brenda diplomacisë Amerikane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori