Inxhinieri i hidroteknikës, Sokol Xhafa thotë se faktorë kyq të vërshimeve janë, mungesa e gjelbërimeve dhe pjesa e ndërtimeve.
Gjatë natës së mbrëmshme pati reshje të dendura të shiut që ranë gjatë gjithë natës.
E kështu duke shkaktuar vërshime në disa lagje të kryeqytetit.
Sipas Sokol Xhafës, inxhinier i hidroteknikës, i specializuar në fushën e hidroteknikës dhe PhD kandidat në Budapest, ajo se çfarë po ndodh në Prishtinë është parashikuar nga ekspertët e që vërshime të shumta do të ketë edhe vitet në vazhdim.
“Gjasa që Prishtina të vërshohet duke filluar nga viti 2025 e deri në vitin 2030 e tutje, do të jenë çdo vit, sipas parashikimeve që kanë qenë, por fatkeqësisht meqenëse kemi një degradim të madh urban, ku mungon pjesa e vegjetacionit, gjelbërimit cila do të mbante një pjesë të urave të shirave të rrëmbyeshëm, siç ishte e natës së mbrëmshme, atëherë për pasojë kemi gjendjen që pamë në mëngjesin e sotëm, ku vërshimet janë prezente ose sasia e madhe e ujit që ka ardhur për një periudhë të shkurtër kohore me një intensitet të lartë të reshjeve, menjëherë ka shkaktuar prurje të mëdha sipërfaqësore, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të qytetit”, ka thënë Xhafa në Magazinë në Radio Dukagjini.
Sipas ekspertit, kjo ngjarje si e natës së mbrëmshme do të ndodhë më shpesh në vitet në vijim nëse Komuna e Prishtinës nuk merr masa që ta rikthejë gjelbërimin.
“Për fat të keq kjo do të ndodhë edhe më shpesh në vitet në vijim nëse Komuna e Prishtinës me akterët e tjerë nuk marrin masa shpejt që të rikthehen të paktën pjesën e gjelbërimit, aty ku ka mundësi të konvertohen pjesët me beton e asfalt aty ku ka mundësi me trotuaret që përshkojnë ujin dhe të mundohen pjesën e kulmeve të blloqeve të mëdha të akumulojë ujin për pastrim rrugësh”, shtoi Xhafa.
E për vërshimet Xhafa thotë se janë të kombinuar disa faktorë.
E para jemi dëshmitarë që Prishtina nga viti 2000 janë shtuar sasitë komulative të reshjeve për Prishtinë, kjo është një faktor që vjen qoftë ndryshimet klimatike apo tjerat që vijnë çdo ditë.
Por, pastaj kësaj i kontribuon më shumë betonizimi dhe pjesa e zhvillimit kaotik urban në Prishtinë, pjesa e ndërtimeve kontribuon që e gjithë sasia e reshjeve që bien të kanalizohet në sistemet e tubave dhe pastaj përfundojnë në pikat e ulëta si kjo e natës së mbrëmshme.
Teksa faktorë kyçë të vërshimeve, Xhafa thotë se janë mungesa e gjelbërimeve dhe pjesa e ndërtimeve, kjo është pjesa jo indirekte dhe ndryshimet klimatike, këto kur bëhen bashkë vijnë pasojat si në mëngjesin e sotëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles