LAJMI I FUNDIT:

Çmimet marramendëse të biletave për ndeshjen e fundit të Kloppit si trajner i Liverpoolit

Çmimet marramendëse të biletave për ndeshjen e fundit të Kloppit si trajner i Liverpoolit

Ndeshja e fundit e Jurgen Kloppit në krye të Liverpoolit do të luhet këtë vikend dhe shumë tifozë nuk duan ta humbasin mundësinë që ta ndjekin në stadium këtë ndeshje.

Liverpooli do të përballet në ‘Anfield’ me Wolvesin, me të besuarit e Klopp që do ta përfundojnë sezonin në pozitën e tretë në tabelë.

Ndeshja lamtumirëse e Kloppit do të jetë një e paharruar për tifozët e Liverpoolit, por ajo që ka rënë në sy është çmimi i lartë i biletave.


The Liverpool Echo raporton se biletat që janë në shitje në uebsajtin Ticombo, biletat më të lira shiten diku rreth 200 euro.

Sidoqoftë, biletat në pjesën ballore të stadiumit po shiten për një çmim marramendës i cili mendohet të jetë diku rreth 7 mijë euro.

Deri më tani biletat më të shtrenjta për të përcjellur një ndeshje në ‘Anfield’ silleshin diku rreth 3,000 mijë euro, ndërsa më e lira ishte 299 euro.

Tashmë është konfirmuar se trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, do të zëvendësojë Kloppin në stol nga sezoni i ardhshëm.

“Unë mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit sezonin e ardhshëm”, ka thënë Slot në një intervistë të premten./Telegrafi/