LAJMI I FUNDIT:

Gjilani dominues në derbi ndaj Dritës, fitore që rrit shpresat e mbijetesës

Gjilani dominues në derbi ndaj Dritës, fitore që rrit shpresat e mbijetesës

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Një ndeshje sillte përballë rivalët e përbetuar, që kishin objektiva të ndryshëm këtë sezon.


Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, duke arritur të shënojnë që në minutën e 12-të me kapitenin e saj Edison Kqikun për 1-0.

Gjilani arriti të shënojë edhe njëherë në mesin e pjesës së parë, por goli i Senad Jarovic u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Gjilanit që ishte më i mirë sa i përket edhe rasteve.

Me të filluar pjesa e dytë, Drita ishte afër golit, kur Blend Baftiu goditi shtyllën nga afër.

Në aksionin vijues, Gjilani arriti të shënojë golin e dytë dhe të sigurisë me Kushtrim Shabanin, që bukur u fut në zonë dhe gjuajti për të gjetur rrjetën për 2-0.

Në kohën shtesë, Drita zbuti rezultatin në 2-1 me golin e Albert Dabiqajt, por nuk kishte kohë për gola të tjerë.

Gjilani mori tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë, ndërsa Drita pas kësaj humbje me shumë gjasa do të mbetet në vendin e tretë.

Gjilani ka 42 pikë dhe mban vendin e shtatë, me një pikë më shumë se sa Feronikeli 74, ndërsa Drita me 66 pikë është e treta. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori