Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Muja për KosovaPress thekson se themelimi i Asociacionit për komunat me shumicë serbe vazhdon të jetë sfidues për vendin.
Megjithatë, sipas tij, partia e tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që shkel integritetin dhe unitetin e Kosovës.
“Besoj që është një sfidë, gjitha marrëveshjet e këqija vazhdojnë të jenë sfida për Kosovën. Por, ju garantoj, as LVV kurrë asnjëherë nuk zbaton asnjë marrëveshje, projekt, i cili e cenon integritetin shtetëror të Kosovës, dhe mbi të gjitha unitaritetin e shtetit të Kosovës, nuk guxojmë të shkojmë në atë drejtim”, thotë Muja.
Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, Muja thotë se ‘nëse opozita është e gatshme për zgjedhje të reja, pozita është e gatshme të shpërndajë Kuvendin’.
“A po doni zgjedhje, hajde shkojmë në zgjedhje, pra ta shpërbejmë Kuvendin, pra a i votoni marrëveshjet, sepse këto projekte duhet të zhvillohen. Në rast se po dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje, për t’i dhënë një benefit Kosovës, në rregull, por vetëm këto sanksione që na kanë vendos duhet t’i heqin” thotë ai.
Deputeti nga partia në pushtet, Armend Muja përtej sfidave të kësaj qeverie, ka përmendur se vendi ka pasur rritje pozitive ekonomike.
“Të fillojmë nga shteti ose aparati shtetëror, qeveria është më e vogël me më pak ministri, kjo po harrohet, më e digjitalizuara dhe ofron shumë më shumë shërbime. E dyta është tek sovraniteti i brendshëm i vendit në veri dhe e tjetra është, aspekti në zhvillimin ekonomik në ndërkohë që gjitha vendet e Evropës kanë qenë në krizë, Kosova ka pas rritje pozitive ekonomike.
Po ashtu që është thelbësore është ri-qarkullimi i pasurisë në shtresat ose programe sociale tek shtresat më të ndejshme, që nga fëmijët e deri tek nëna”, shton Muja.
Deputeti Armend Muja ka folur edhe për realizimin e projekteve kapitale, i cili thekson se janë disa projekte që duhet të implementohen këtë vit, por që sipas tij nuk kanë ndërlidhje me zgjedhjet.
“Investimet kapitale e as qeveria nuk ka ndonjë ndërlidhje me zgjedhjet, për arsyeje se ka disa projekte që duhej të implementohen, kemi të bëjë me projekte, akse nacionale. Rruga Prishtinë-Mitrovicë që është duke pritur që nga viti 2009 dhe për këtë jemi të vonuar, rruga Prishtinë-Podujevë po ashtu është e rëndësishme.
Po ashtu rruga Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjakovë, por edhe një aspekt tjetër është rruga tuneli Prishtinë-Tetovë, është shumë i rëndësishëm për transaksionet ndërshqiptare, transaksionet ekonomike ndërshqiptare dhe këto janë projekte kyçe kapitale të cilat shoqëria, aparati shtetëror të ketë prioritetin këtu”, thotë Muja.
Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për zgjedhjes, porse ka thënë se duhet të dakordohet edhe me partitë tjera opozitare për këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje