LAJMI I FUNDIT:

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Pas takimit të parë të djeshëm (e enjte) që kaloi në qetësi, ky i sotmi kur dy boksierët e mëdhenj, Tyson Fury dhe Oleksandr Usuk u peshuan, kishte shtyrje dhe ofendime, nga britaniku.

Dy boksierët sot u përplasën kur u përballën me njëri-tjetrin, pasi Fury dje kishte refuzuar të shikonte Usyk gjatë konferencës për shtyp.

Ata shkuan kokë më kokë për disa sekonda përpara se të shtynin njëri-tjetrin, duke detyruar kujdestarët dhe sigurimin të ndërhynin shpejt.

Fury më pas nisi me kërcënimet dhe ofendimet e tij të zakonshme që iu bën kundërshtarëve para meçeve edhe pse të enjten ishte i qetë.

“Unë po vij për zemrën e tij, për të marrë rripat e tij dhe për ekipin e tij gjithashtu”, dëgjohet duke thënë britaniku.

Në anën tjetër, ukrainasi Usyk si zakonisht i ftohtë akull, nuk hezitoi të përgjigjet me fjalët” “Mos ki frikë. Nuk do të të lë vetëm. Ky është plani im”.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të jenë të shtunën në mesnatë përballë njëri – tjetrit në meçin që unifikon kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda. Fury mban titullin WBC, ndërsa Usyk është në posedon titujt e WBA, WBO dhe IBF.

Fury peshonte 118.8 kilogramë, apo shtatë kilogram më pak se sa kishte kur luftoi me Ngannou në tetor.

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit
Lexo po ashtu Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Ndërsa Oleksandr Usyk peshonte 105 kilogram, më shumë se sa peshonte në luftën e tij të fundit kundër Daniel Dubois në gusht. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mbreti i Spanjës me reagim epik kur kupton se sa vjeç është Lamine Yamal, bëhet hit në rrjetet sociale

Mbreti i Spanjës me reagim epik kur kupton se sa vjeç është Lamine Yamal, bëhet hit në rrjetet sociale

Përfaqësueset
Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Përfaqësueset
Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës – maska speciale që do ta mbrojë hundën e Mbappes

Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës – maska speciale që do ta mbrojë hundën e Mbappes

Përfaqësueset
A mund të jetë top i futbollit me teknologji të lartë dhe çmim prej 160 euro arsyeja e kaq shumë gola spektakolar në Euro 2024

A mund të jetë top i futbollit me teknologji të lartë dhe çmim prej 160 euro arsyeja e kaq shumë gola spektakolar në Euro 2024

Përfaqësueset
Formacionet zyrtare, Holandë - Francë: Mbappe në bankë, Koeman e Deschamps në sulm

Formacionet zyrtare, Holandë - Francë: Mbappe në bankë, Koeman e Deschamps në sulm

Përfaqësueset
Tifozët e Liverpoolit kërkojnë transferimin e top yllit të Euro 2024 para se të jetë tepër vonë

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë transferimin e top yllit të Euro 2024 para se të jetë tepër vonë

Premier League
Kalo në kategori