Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët republikanë, Warren Davidson nga Ohio, gjegjësisht Chris Smith nga New Jersey, kanë qenë pjesë e takimeve të radhës që sipërmarrësi Shkëlqim Devolli po i zhvillon në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli shtrëngim duarsh në takimin me kongresistin demokrat, Jimmy Panetta
Pronari i Devolli Corporation po qëndron në kryeqytetin amerikan në kuadër të një vizite të karakterit ekonomik.
Afaristi kosovar, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.
Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me kongresistin, Warren Davidson
Gjatë takimit me kongresistin Panetta – i cili është edhe i biri i ish-drejtorit të CIA-s dhe ish-sekretarit të Mbrojtjes, Leon Panetta, i njohur për eliminimin e terroristit Bin Laden – është diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe në botë.
Kurse me republikanët Davidson dhe Smith është folur për marrëdhëniet e veçanta që Kosova dhe shqiptarët kanë me SHBA-në, duke nënvizuar se forcimi tutje i marrëdhënieve tregtare do të jetë edhe një garanci për miqësi të përhershme.
Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me kongresistin Chris Smith
Shkëlqim Devolli, një ditë më herët, ka takuar edhe dy politikanë dhe afaristë të suksesshëm, kongresistin demokrat, Kevin Hern, dhe senatorin republikan, Pete Ricketts.
Duke qenë se të dy këta politikanë kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet tregut amerikan dhe atij kosovar, si dhe mundësitë për bashkëpunime të reja tregtare.
Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me senatorin, Pete Ricketts
Kongresisti Hern ka në pronësi të veten rreth 25 restaurante McDonald’s, si dhe për shumë vjet ka shërbyer në pozita të larta udhëheqëse në këtë kompani, që është një ndër brendet më të njohura në botë.
Ai ka qenë i përfshirë edhe në sektorin bankar, të teknologjisë, atë të patundshmërive dhe botimeve sportive.
Sipërmarrësi, Shkëlqim Devolli në takim me kongresistin demokrat, Kevin Hern
Kurse, senatori Ricketts, i cili po ashtu ka ekspertizë të gjatë sipërmarrëse, ka ushtruar edhe detyrën e Guvernatorit të shtetit të Nebraskas.
Afaristi Devolli ka shprehur interesimin e tij që korporata të cilën e udhëheq të mund të bashkëpunojë me sektorët ekonomikë në të cilët këta politikanë të lartë kanë qasje.
Njësitë e Devolli Corporation tash e sa vjet kanë aktivitete të suksesshme në tregun amerikan, me eksportin më të madh kosovar dyshekët e brendit Comodita, fabrikat e dyshekëve në Texas, si dhe me kafen Prince dhe kafeterinë Prince Coffee House.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker