LAJMI I FUNDIT:

Tuchel njofton se nuk ka marrëveshje me Bayern Munich, kthehet interesimi për trajnerin italian

Tuchel njofton se nuk ka marrëveshje me Bayern Munich, kthehet interesimi për trajnerin italian

Sipas raportimeve, trajneri i Brighton , Roberto De Zerbi është rikthyer në garë për postin e Bayern Munich, pasi Thomas Tuchel konfirmoi se nuk ka marrëveshje të re me drejtuesit e klubit.  

Bayern Munich kishte në listë emra si De Zerbit, Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann, kur u njoftua se Tuchel do të largohej në shkurt.

Megjithatë, pasi humbën mundësinë për Nagelsmann dhe Alonso, që vazhduan me punët aktuale që kanë, u diskutua mundësia që Tuchel të nënshkruajë një marrëveshje të re, por duket se nuk është arritur.


“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i FC Bayern Munich, ka pasur bisedime, por ne nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi nga shkurti ende qëndron”, ka thënë Tuchel në konferencën e fundit për shtyp.

Italiani tashmë po konsiderohet për këtë rol edhe një herë dhe Bayern Munich i ka informuar përfaqësuesit e tij se ata do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e tij të lirimit nëse klubi gjerman vendos. /Telegrafi/