LAJMI I FUNDIT:

Google i ndan një milion euro për studentët e institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike

Google i ndan një milion euro për studentët e institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike

Google ka ndarë 1 milion dollarë bursa për shkencëtarët e rinj të Institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT), të lidhur me Universitetin e Sofjes, “St. Kliment Ohridski”.

Bëhet e ditur se ky donacion shënon një nga kontributet më të mëdha të gjigantit teknologjik në mbarë botën gjatë vitit 2024.

“Kjo tregon se Bullgaria është e aftë të prodhojë arritje shkencore të klasit botëror”, tha Ministri bullgar i Arsimit, Galin Tsokov.


Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e investimit në një institucion shkencor, duke reflektuar besimin në arritjet e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndër tjera, ministri vuri në pah edhe rëndësinë dhe arritjet mbresëlënëse të INSAIT në një kohë të shkurtër.

Ndryshe, fondet shtesë synojnë të mbajnë talentet më të mira bullgare në shkencat ekzakte, duke nxitur zhvillimin e tyre dhe kontributet globale nga brenda Bullgarisë.

Siç raportohet, financimi i Google do të forcojë fokusin e INSAIT në fushat kryesore të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë modelet e gjuhës në shkallë të gjerë, vizionin kompjuterik, përpunimin e gjuhës natyrore dhe mësimin e makinerive. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Teknologji
Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë

Teknologji
Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE

Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE

Teknologji
Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”

Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”

Teknologji
Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”

Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”

Teknologji
Zuckerberg zbulon

Zuckerberg zbulon "Orion", "syzet më të avancuara që ka parë bota ndonjëherë"

Teknologji
Kalo në kategori